Policia ndalon shtetasin e Serbisë, pa autorizim tentoi kalimin e kufirit duke transportuar mish e speca

Policia ndalon shtetasin e Serbisë, pa autorizim tentoi kalimin e kufirit duke transportuar mish e speca

Kronika May 31, 2026 - 08:44

Policia e Kosovës e ka ndaluar një shtetas të Serbisë, i cili tentoi të kalonte ilegalisht kufirin në Tresavë të Leposaviqit.

Automjeti i tij është ndaluar nga zyrtarët policorë dhe në të kishte ngarkuar sasi të konsiderueshme të mishit dhe të specave.

“Tresavë, Leposaviq / 30.05.2026 – 17:00. Njësia policore ka ndaluar një automjet-kombi që drejtohej nga i dyshuar shtetas i Serbisë në të cilin kishte të ngarkuar rreth 5000kg. mish dhe 250kg. speca. Gjatë intervistimit i dyshuari e ka pranuar se ka tentuar të kalojë ilegalisht nga territori i Republikës së Kosovës për  territorin e Serbisë.”, thuhet në raportin 24-orësh.

Sipas raportit, në konsultim me prokurorin malli është dërguar në doganë, ndërsa i dyshuari është liruar.