Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Kronika
June 04, 2026 - 08:50
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake, një efektiv policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni.
Burime bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është kapur i plagosur.
Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe grupet hetimore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. /euronews.al