Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë
Kronika
June 04, 2026 - 09:32
Të mërkurën rreth orës 10:04 në Gjakovë një patrullë policore ka njoftuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe aty kanë dalë edhe njësia për çminim e FSK-së, të cilët kanë marrë veprimet e nevojshme. /Zëri
Raporti i plotë:
Gjetje e mjetit të pashpërthyer
Gjakovë / 03.06.2026 – 10:04. Është raportuar se patrulla policore gjatë patrullimit ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa aty ka dalë njësia për deminim e FSK-së, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.