Incident i rëndë në Klinë, arrestohet i dyshuari për tentim vrasjeje

Incident i rëndë në Klinë, arrestohet i dyshuari për tentim vrasjeje

Kronika June 08, 2026 - 09:51

Një tentim vrasjeje është raportuar pasditen e djeshme në Klinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një i dyshuar me veturë me targa lokale dyshohet se ka goditur një motoçikletë, në të cilën ndodheshin dy persona.

Si pasojë e incidentit, dy personat në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihma mjekësore.

“Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar të iniciohet rasti dhe të ndërmerren veprimet hetimore”, thotë PK-ja.