Dhuna në familje mbetet sfidë, trajtohen 51 raste brenda një jave
Foto: Laura Hasani

Dhuna në familje mbetet sfidë, trajtohen 51 raste brenda një jave

Kronika June 12, 2026 - 16:09

Për një javë në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave janë trajtuar gjithsej 58 raste të reja nga tërë territori i Kosovës.

51 raste kanë qenë dhunë në familje, 2 raste të dhunimit dhe një kanosje, shkruan Zeri.info.

Rastet janë këto:

51 raste, Dhunë në familje

2 raste, Dhunim

1 rast, Kanosje

4 raste, Shkelje e UM

1 Kërkesa për Urdhër mbrojtje (KUM) të parashtruara në Gjykatë

10 Kërkesa për Urdhër mbrojtje Emergjente (KUME)

1 Kërkesë për ndryshim te UM

1 Kërkesë për ndërprerje te UM

3 Parashtresa

12 Aktvendime të aprovuara

57 Seanca gjyqësore

13 Seanca në prokurori

64 Këshilla juridike

15 aktgjykime dënuese

3 aktgjykime refuzuese

1 Referim i rastit në Polici

2 Referime i rastit në ANJF

1 Referim i rastit në CLARD

5 Referim i rastit në QPS