Tentoi të udhëtojë me dokument të falsifikuar, arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës
Foto: Laura Hasani

Tentoi të udhëtojë me dokument të falsifikuar, arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës

Kronika June 24, 2026 - 09:56

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Turqisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, pasi dyshohet se ka tentuar të udhëtojë me dokument të falsifikuar.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur këtë të martë rreth orës 09:40, kur i dyshuari mashkull është ndaluar gjatë procedurave të kontrollit në aeroport.

Pas verifikimeve, ai është arrestuar nën dyshimin për përdorim të dokumentit të falsifikuar të udhëtimit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente./Zëri