Të plagosurit në Podujevë kanë lidhje familjare

Të plagosurit në Podujevë kanë lidhje familjare

Kronika July 02, 2026 - 15:53

Tre të plagosurit në Podujevë kanë lidhje familjare, dhe ky dyshohet të jetë motivi i rastit, derisa i plagosuri i katër është kalimtar i rastit.

Kështu ka konfirmuar Drejtori i Drejtorisë rajonale të Policisë në Prishtinë, Basri Shabani.

Ai tha se në bazë të informatave të deritanishme, të tre të përfshirët janë të plagosur dhe se nuk ka të dyshuar tjetër, raporton Zeri.info.

“Në bazë të xhirimeve nga vendi i ngjarjes, tre personat që kanë qenë të përfshirë janë të lënduar me armë zjarri dhe po trajtohen në QKUK”

“Kanë lidhje familjare”, tha Shabani.

Ai konfirmoi po ashtu se një zyrtar policor me rroba civile ka ndërhyrë për të ndaluar përleshjen.

“Zyrtari policor në rroba civile, ka intervenuar dhe ka ndikuar që rasti të parandalohet ndonjë lëndim apo plagosje tjetër”, tha Shabani. /Zëri