Aksidenti tragjik në fshatin Studime, viktimë një 52-vjeçare

Aksidenti tragjik në fshatin Studime, viktimë një 52-vjeçare

Kronika July 23, 2026 - 09:56

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Studime, ku një 52-vjeçare ka vdekur dhe pesë persona kanë marrë lëndime, shkruan Zeri.info.

Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), përderisa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor, në koordinim me prokurorin e rastit, janë duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Aksident trafiku me fatalitet

Vushtrri, 23 korrik 2026

Sot, rreth orës 05:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Studime komuna e Vushtrrisë, është shkaktuar një aksident trafiku me pasojë fatalitet.

Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra, në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një viktimë femër, rreth 52-vjeçare, ndërsa pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor, në koordinim me prokurorin e rastit janë duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti. /Zëri