Ndalet një veturë me katër shtetas të huaj në Vërmicë, dyshohet për kontrabandë me migrantë
Kronika
July 24, 2026 - 09:27
Njësiti policor ka ndaluar një automjet në fshatin Vërmicë të Prizrenit, ku brenda tij janë gjetur katër persona meshkuj, shtetas të huaj.
Automjeti me targa vendore drejtohej nga një person i dyshuar mashkull kosovar. Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar prokurorin, me autorizimin e të cilit është iniciuar rasti për kontrabandë me migrantë.
“Kontrabandë me migrantë, Fsh. Vërmicë, Prizren / 23.07.2026 – 08:30. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa vendore, të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Brenda në automjet kanë qenë katër persona meshkuj shtetas të huaj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Me autorizim të tij është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, njofton PK-ja.