Gjendet pa shenja jete një person në Janjevë
Kronika
July 27, 2026 - 10:55
Të dielën rreth orës 09:30 një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Janjevë.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe kanë konstatuar vdekjen e tij.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në raport. /Zëri