Një grua dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Rahovecit, Policia jep detaje
Kronika
July 27, 2026 - 10:58
Të dielën është raportuar se në QKMF-në e Rahovecit është sjellë pa shenja jete një grua.
Policia bën të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar.
“Sipas dëshmitarit, viktima është gjetur e shtrirë në shtëpinë e saj. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML”, thuhet në raportin ditor të PK-së. /Zëri