Arrestohet një i mitur në Prishtinë, kërcënoi një bashkëmoshatar për para
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një i mitur në Prishtinë, kërcënoi një bashkëmoshatar për para

Kronika July 27, 2026 - 11:32

Një person i mitur është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se në vazhdimësi ka kërcënuar një të mitur tjetër dhe i ka kërkuar e marrë para.

Sipas raportit të Policisë, rasti është denoncuar më 26 korrik, kur ankuesi, një mashkull kosovar, së bashku me djalin e tij të mitur, kanë raportuar se i dyshuari i mitur, përmes kërcënimeve verbale, i ka marrë para viktimës së mitur.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është prangosur, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

Prishtinë, 06.07.2026 – 27.07.2026 – NN. Më 26.07.2026 ankuesi mashkull kosovar së bashku me djalin e tij të mitur kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i mitur në vazhdimësi, duke e kërcënuar me fjalë i ka kërkuar dhe marrë para viktimës së mitur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.