Grabitje me armë në Prishtinë, pesë persona pre e sulmit në banesë
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një banesë në Prishtinë, ku pesë persona kanë raportuar se janë sulmuar dhe grabitur nga katër persona të armatosur.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 30 korrik 2026, ndërsa ngjarja kishte ndodhur më 28 korrik, rreth orës 19:45.
Viktimat, një grua dhe katër burra, kanë deklaruar se derisa ndodheshin në banesën e tyre, dikush kishte rënë ziles së derës. Pasi e kishin hapur derën, katër persona kishin hyrë me forcë në banesë dhe, nën kërcënimin e armës, u kishin grabitur telefonat mobilë dhe stolitë me vlerë.
Gjatë incidentit, dy nga viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve janë duke vazhduar.
“Prishtinë, 28.07.2026 – 19:45. Më 30.07.2026 pesë viktimat, një femër dhe katër meshkuj, kanë raportuar se derisa ishin në banesën e tyre, ka rënë zilja dhe pasi kanë hapur derën, katër persona kanë hyrë brenda dhe nën kërcënimin e armës u kanë grabitur telefonat dhe stolitë që kishin në vlerë. Dy nga viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”.