Policia shqiptoi mbi 2.700 gjoba gjatë 24 orëve të fundit
Kronika
July 31, 2026 - 09:31
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2763 gjoba për kundërvajtësit e trafikut gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 79 aksidente trafiku me dëme materiale, 37 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.
Policia e Kosovës ka arrestuar 14 persona, ndërsa nëntë janë dërguar në mbajtje.
