Arrestohet në Lipjan i dyshuari për vrasje në tentativë
Kronika
August 05, 2026 - 10:02
Policia ka arrestuar një person, pasi kishte tentuar ta sulmojë fizikisht një person tjetër.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:30, në Lipjan.
“Lipjan / 04.08.2026 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi fillimisht kishte tentuar ta sulmojë fizikisht viktimën mashkull kosovar, i cili ishte në veturë, kur viktima kishte tentuar të largohet, i dyshuari kishte shtënë me armë në drejtim të veturës së viktimës. Pistoleta dhe 48 fishekë janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri