Plagoset me armë një person në Istog, i dyshuari në arrati

Plagoset me armë një person në Istog, i dyshuari në arrati

Kronika August 07, 2026 - 22:40

Një person është lënduar nga arma e zjarrit sonte në fshatin Banjë të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Klankosova se rasti është raportuar rreth orës 20:50, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas Rugovës, i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor dhe, sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile.

“I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tij”, tha Rugova.