Të shtëna me armë zjarri në një aheng në Pejë, arrestohet një person 
Foto: Laura Hasani

Të shtëna me armë zjarri në një aheng në Pejë, arrestohet një person 

Kronika August 12, 2026 - 16:02

Një person është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu.

Sipas njoftimit të PK-se thuhet se rasti është raportuar sot rreth orës 12:45 në rrugën “Brigada Adrian Krasniqi” në Pejë, raporton Zeri.info.

"Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe gjatë kontrollit, nga i dyshuari janë sekuestruar një armë e tipit “Retay”, dy gëzhoja dhe një karikator. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt", thuhet në njofitmin e PK-së.

Policia Rajonale në Pejë ka apeluar te qytetarët që gjatë ahengjeve dhe festimeve të përmbahen nga përdorimi i armëve, duke theksuar se do të ndërmerren masa ndaj personave që përdorin armët në mënyrë të kundërligjshme. /Zëri

Image