Zjarr në një hotel në Vlorë, pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dytë

Zjarr në një hotel në Vlorë, pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dytë

Kronika August 16, 2026 - 08:44

Shtatë persona kanë përfunduar në spital, pasi një hotel në Vlorë u përfshi nga zjarri, ku tre nga ata për shkak të gjendjes së tyre, janë transportuar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Kjo ka krijuar momente paniku tek pushuesit që ishin brenda këtij hotel, duke i detyruar ata të kërkonin shpëtim në mënyra të ndryshme.

E disa prej tyre, siç i ndodhi edhe një pushuesi me origjinë nga Kosova, u detyrua të hidhej nga kati i dytë.

“U hodha nga kati i dytë, kishte edhe familje të tjera që u hodhën”, ka treguar ai, duke përshkruar panikun që përfshiu pushuesit pas përhapjes së flakëve shkruan Top Channel.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur Policia dhe zjarrfikësit, të cilat ndërhynë për të vënë nën kontroll situatën dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e zjarrit në hotel.