Në Vërmicë gjenden mbi 29 mijë euro, rasti hetohet për shpëlarje parash
Foto: Laura Hasani

Në Vërmicë gjenden mbi 29 mijë euro, rasti hetohet për shpëlarje parash

Kronika August 20, 2026 - 09:03

Njësitet policore gjatë patrullimit afër liqenit të Vërmicës kanë hasur në një automjet të dyshimtë.

Gjatë kontrollit aty është gjetur një zarf me para në vlerë 29 mijë 200 euro.

Policia ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar prokurori.

Rasti po hetohet si “Shpëlarje parash”. /Zëri