Llapjanit i digjet shtëpia
Kronika
August 25, 2026 - 09:18
Një shtëpi në Podujevë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së hënës, shkruan Zeri.info.
Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë, ende nuk dihet shkaku i zjarrit përderisa fatmirësisht zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë atë.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm
Podujevë, 24.08.2026, 19:22. Ankuesi M/K ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Rasti nën hetime. /Zëri