Sekuestrohen 11 motoçikleta në Pejë për kundërvajtje në komunikacion

Sekuestrohen 11 motoçikleta në Pejë për kundërvajtje në komunikacion

Kronika September 03, 2026 - 23:10

Stacioni Policor në Pejë, bën të ditur se sot, më 3 shtator, në kuadër të planit operativ “Vera 2026”, ka sekuestruar 11 motoçikleta për kundërvajtje në komunikacion.

Sipas Policisë, motoçikletat janë sekuestruar për drejtim pa patentë shoferi, drejtim pa regjistrim dhe drejtim pa helmetë.

Policia ka theksuar se do të ketë zero tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve në komunikacion.

"Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë do të vazhdojë me aktivitetet në teren, me qellim të parandalimit të aksidenteve, derisa Policia do të ketë zero tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve në komunikacion", thuhet në njoftim.