Policia e Kosovës: Publikimi i fotove intime dhe kërcënimet për to janë vepër penale

Policia e Kosovës: Publikimi i fotove intime dhe kërcënimet për to janë vepër penale

Kronika September 07, 2026 - 10:06

Policia e Kosovës ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm për qytetarët lidhur me publikimin e materialeve intime pa pëlqim dhe kërcënimet për publikimin e tyre.

Përmes një njoftimi sensibilizues, Policia ka theksuar se publikimi i fotove ose incizimeve intime është vepër penale, ndërsa po ashtu vepër penale është edhe kërcënimi me publikimin e materialeve intime.

Në materialin e publikuar paraqitet edhe një skenar i kërcënimit online, ku viktimës i kërkohet të marrë një vendim brenda një kohe të caktuar, duke e kërcënuar se në të kundërtën do të shpërndahen foto apo video personale.Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos heshtin përballë rasteve të tilla dhe t’i raportojnë ato.