Kori “Siparantum” përfaqëson Kosovën në garën prestigjioze “European Festival for Young People”

Kori “Siparantum” përfaqëson Kosovën në garën prestigjioze “European Festival for Young People”

Kultura April 22, 2024 - 11:23

Kori “Siparantum” do ta përfaqësojë Kosovën në “European Festival for Young People”, në një nga garat më prestigjioze të muzikës për të rinj në Neerpelt.

Kori “Siparanutm” do të jetë pjesëmarrëse nga data 26 deri më 29 prill në këtë garë të madhe, ku do të garojë në kategorinë “G” përpara 93 koraleve nga 19 shtete të ndryshme.

Korali do të prezantojë një repertor të pasur me vepra nga autorë të shquar:

“Me nji lule” (With a Flower) – Memli Kelmendi

“A Little in the Dream, A Little Awake” – Baki Jashari

“Ta na Solbici” – Samo Vovk

“Atsalums” (Coldness) – Jwkabs Janwevskis

“En ‘s Avonds” – Arr. Memli Kelmendi

Memli Kelmendi, dirigjent.

Gara do të mbahet më 27 prill, rreth orës 14:00, në CC Palethe Overpelt, ndërsa rezultatet e jurisë do të shpallën më 27 prill në orën 17:30 në “Sporthal Dommelhof”.