Endrra realizohet, poeti Isa Mjeku promovon katër librat e tij në Dardani

Endrra realizohet, poeti Isa Mjeku promovon katër librat e tij në Dardani

Kultura April 30, 2026 - 22:53

Më në fund ai ka realizuar edhe ëndrrën e tij që të promovonte krijimtarinë e tij në

Dardani. Po flasim për poetin e njohur shqiptar Isa Mjeku, e duke qenë se është mjaft i zënë në Diasporë atje ku jeton tashmë prej shumë e shumë vitesh.

Vetëm pak javë më parë mes shumë miqve, poetëve e lexuesve të shumtë

Isa Mjeku promovoi në bibliotekën "Hivzi Sylejmani" në Prishtinë katër librat e tij. "Në kujtim të kam", "Babai e nëna si dielli dhe hëna", " Poezi eci nëpër kohën", dhe " Gjaku i vatanin s'shuhet për asnjë çmim".

Poeti ishte dhe i ftuar dhe i kërkuar kudo nëpër mediat në Kosovë për të folur për krijimtarinë e tij ku tregpi se ka gati edhe qindra poezi e ku thuajse çdo ditë publikon një e nga një më rrjetin e tij social Facebook ku edhe ju mund ta ndiqni dhe mund të lexoni në mënyrë ekskluzive krijimet e tij në kohë reale.

Kujtojmë gjithashtu se Isa Mjeku është shpeh herë i ftuar nëpër organizime shqiptare ku sjell shpesh herë monologje shumë interesante duke marrë duartrokitje pa fund nga të pranishmit kudo që ai ngjitet në skenë.

Image
Image
Image