Sulmohet tinëzisht nga leopardi, por nuk do të besoni kush e shpëton burrin (Video)

Kuriozitete August 15, 2016 - 22:14

Një nëpunës i një kopshti zoologjik në sekondat e fundit i ka shpëtuar vdekjes së sigurt nga një leopard i cili i ishte vërsulur, por që në ato momente kritike në ndihmë i doli një tigër.

Eduardo Serioe ishte duke luajtur me disa luanë në kopshtin zoologjik “Black Jaguar White Tiger”, kur një leopard i vërsulet tinëzisht nga pas.

Macja e madhe e quajtur Dharma, befasisht fillon të vrapojë në drejtim të nëpunësit, por edhe pse ishte i vetëdijshëm për rrezikun që i kanosej, arriti të ruaj gjakftohtësinë.

LEXO EDHE: Nuk do ta besoni se për çka shërben pjesa blu e gomës!

Por në ato momente shfaqet para tigri i quajtur Aztlan, i cili i kundërvihet leopardit Dharma i cili në fund zmbrapset.

E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar në Mexico City, ndërsa është postuar në YouTube me titull “Fëmijët duke luajtur. Aztlan më shpëtoi nga sulmi i Dharmas”.