Foshnja e sëmurë braktiset nga prindërit

Kuriozitete August 27, 2016 - 21:45

Një foshnje u braktis nga prindërit e tij, pasi vuante nga një sëmundje e rrallë. Foshnja vetëm 4 muajshe kishte një anomali në kokë, pasi e kishte 3 herë më të madhe se madhësia normale.

Royal Kumar, nga India, ka lindur me Hydrocephalic, grumbullim i tepërt i lëngut cerebrospinal (CSF) në tru, potencialisht vdekjeprurës, shkruan Daily Mail.

Kjo gjendje i shkaktonte foshnjes vetëm 4 muajshe të vjella, përgjumje dhe zmadhim të kokës.

Por prindërit e tij biologjikë nuk mundën t’i pranonin vështirësitë dhe gjendjen e tij, kështu që vendosën ta braktisin atë.

Fatmirësisht, të afërmit e tij, Prabha Devi, 30 vjeç dhe burri i saj Rajendra Prasad, 45 vjeç, e adoptuan atë.

Ata deklaruan se do të bëjnë çdo gjë për të shpëtuar fëmijën.

Image
Image
Image
Image
Image
Image