Kështu dukej hëna nga teleskopi gjatë eklipsit (FOTO)

Kuriozitete September 17, 2016 - 23:14

Në mbrëmjen e 16 Shtatorit 2016, Klubi Astronomy Outreach of Kosovo ka fotografuar ngjarjen madhështore që ndodhi në qiellin e Kosovës.

 Eklipsi (Zënja) e Hënës, ku duket Hëna, e cila sapo është futur nën hijen e Tokës.

Këto imazhe janë shkëputur nga Teleskopi Refraktor 100mm dhe Kamera PGR 5.0MP Grasshopper Monochrome.

Pranvera Hyseni, kryetare e klubit Astronomy Outreach of Kosova,  për “zeri.info”,  ka thënë që njëri prej teleskopëve ka qenë i lidhur me kamerë, nga i cili është bërë Live Stream. Ajo ka thënë se rreth 2,000 njerëz e kanë ndjekur pamjen e eklipsit.

 ”Kemi vrojtua Eklipsin së bashku me qytetarë. Njeri prej Teleskopave ka qenë i lidhur me kamerë, nga i cili është bërë  LIVE Stream, ku rreth 2,000 njerëz e kanë ndjek at pamje nga Teleskopi ynë Refraktor 100mm, edhe kamera PGR 5.0MP Grasshopper Monochrome. Gjithashtu, gjatë aktivitetit ka pas ligjërata nga stafi i klubit tonë, madje edhe nga profesori i Astronomisë dhe Fizikës z. Milaim Rushiti. Pastaj kemi paraqit edhe module hapësinore të Misioneve Hënore Apollo”, ka thënë Hyseni. /ZERI/ 

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image