‘Fantazma’ e vajzës së re qëndron midis zebrave, vetura kalon mbi ‘trupin e saj’ (Video)

Kuriozitete September 20, 2016 - 21:41

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur fantazma e një vajze të re materializohet midis zebrave në rrugë, derisa një veturë kalon mbi trupin e saj, raporton Mirror.

Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, shihet momenti kur fantazma shfaqet nga asgjëja, ku fillimisht dukej si një hije e dyshimtë derisa pas disa sekondave fotografia bëhet më e qartë, transmeton Telegrafi.

Derisa ajo qëndronte midis rruge, vetura afrohet dhe përmes dritave mundëson të konstatohet se bëhet fjalë për një fantazmë, përmes trupit e së cilës kalon vetura.

Kjo ngjarje besohet se ka ndodhur më 18 shtator, në Paseo de la Reforma në Mexico City

Videoja e postuar në YouTube është shikuar deri më tani mbi 359.500 herë, dhe sipas shikuesve disa njerëz tjetër kanë qenë dëshmitarë të një fenomeni të ngjashëm. /Telegrafi/