Fotoja që emocionoi botën

Kuriozitete September 20, 2016 - 22:22

Një foshnje e porsalindur, e cila pushtoi zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, ka ndërruar jetë.

Fotografia prekëse e shkrepur në Florida, që tregonte përqafimin e binjakëve Hawk dhe Mason Buchmeye, është parë më shumë se gjashtë milionë herë pasi familja e tyre e publikuan.

Hawk, ka lindur me një çrregullim të rrallë që kërkonte disa operime komplikuese dhe gjithnjë duhej përdorur një ventilator për të marrë frymë.

Image

Përqafimi emocionues i binjakëve ndodhi pikërisht pas 11 ditëve që kur erdhën në jetë.

Fotografia e cila u shpërnda në rrjetet sociale tregonte momentet kur Mason e takoi vëllanë e vogël derisa e përqafonte dhe liroi buzëqeshje në mënyrë instiktive.

I vogli Hawk, nuk arriti të mbijetonte, ndonëse prindërit me shumë dhimbje thanë se i vogli i tyre iku dhe nuk do të vuajë më nga sëmundja e tij.