Hapet pas 30 vjetësh hoteli i “Apokalipsit” (Foto)

Kuriozitete December 14, 2016 - 22:32

Projekti për ndërtimin e tij nisi dekada më parë dhe normalisht duhet të hapej në 1989, por jo gjithçka shkoi mirë. Hoteli për “fundin e botës” planifikuar në Korenë e Veriut është hapur më në fund.

Për ndërtimin e tij janë shpenzuar 600 milionë dollarë dhe ka 105 kate. Punimet për ndërtimin e tij ngecën pas rënies së Bashkimit Sovjetik, financuesve më të mëdhenj të projektit.

Hoteli i quajtur Ryugyong ndodhet në zemër të Penianit. Ai u projektua nga babai i diktatorit Kim Jong Un dhe ka formën e një piramide. Nuk dihet qartësisht se çfarë mbrojtje ofron ai nga katastrofat natyrore.

Image
Image
Image
Image