Kush është më i fortë: iPhone 7 apo nofulla e krokodilit? (VIDEO)

Kuriozitete December 25, 2016 - 22:26

Apple pretendon se iPhone 7 është telefoni më rezistent i kompanisë. Por a është më i fortë se natyra?

Grupi i "të çmendurve" për teknologji nga Kalifornia e ka testuar në mënyrë interesante këtë pretendim.

Ata kanë lidhur një iPhone me shufrën metalike dhe ia afruan atë një krokodili, por telefoni ra prej mbajtësit para se bisha t’a kafshojë me dhëmbët e tij.

Herën e dytë ata ishin të suksesshëm dhe krokodili me kënaqësi e kafshoi "karremin".

Shikoni se çfarë ndodhi me telefonin:

Përndryshe, kafshimi i krokodilit ka një forcë prej 16,460 Njuton, ose 260 kg për centimetër katror.