Gjyshërit përjetojnë lumturinë e fëmijërisë [video]

Kuriozitete January 21, 2017 - 19:39

Një grup i pensionistëve, tashmë me flokë të zbardhur, kanë ripërjetuar ndjenjën e të qenit sërish fëmijë duke rrëshqitur mbi dëborë.

Pesë të moshuar kanë përdorur enë plastike, që shfrytëzohen për larjen e rrobave, për të rrëshqitur në një kodër në fshatin Bas Cakmaklar në provincën malore Erzurum në lindje të Turqisë, shkruan Daily Mail.

Ata lidhën me konopë dy këmbët e të moshuarve, dhe të tjerët u mbajtën për ta, transmeton Koha.net. Ata qeshnin dhe luanin si fëmijët në shkollë, ndërsa e përsëritnin atë ndjenjë.

Cafer Sonmez, njëri prej gjyshërve, ka thënë se grupi u ndje sërish si në kohën kur ishin fëmijë gjatë kohës sa po rrëshqitnin mbi borë.