Mësuesi hero, shpëton dhjetëra nxënës, por nuk arrin të shpëtojë fëmijët e tij

Kuriozitete January 22, 2017 - 21:48

Një mësues është kthyer në heroin e të gjithëve, pasi arriti të shpëtonte disa fëmijë.

Mirëpo, për fat të keq ai nuk ia doli të shpëtonte fëmijët e tij.  György Vigh, mësuesi i edukimit fizik, udhëtonte me bashkëshorten Erica, djalin Balazs dhe vajzën adoleshente Laura, kur autobusi u rrëzua në afërsi të Veronës, mbrëmjen e së premtes.

Autobusi, po kthente fëmijë shkolle, mësues dhe prindër në Budapest, pas një udhëtimi në alpet franceze.

Ai doli jashtë rruge, u përplas me barrierat mbrojtëse dhe u përfshi nga flakët.

16 persona, pjesa më e madhe nxënës, humbën jetën dhe rreth 40 të tjerë u plagosën.

György, mësues në shkollën Szinyei Merse Pál në Budapest dhe bashkëshortja e tij, shpëtuan dhjetëra nxënës që të shokuar nga aksidenti, nuk mundeshin të lëviznin.

Çifti, u kthye në mesin e flakëve për të tërhequr jashtë nxënësit dhe gjatë aktit heroik të tyre, Gyoergy dhe Erika pësuan djegie të shumta.

Por, fatkeqësisht, çifti nuk mundi të shpëtonte fëmijët e tyre.

Erika tregon se vajza e tyre ishte ulur më të dashurin dhe në momentin e aksidentit ata po flinin.

Ajo rrëfen se u përpoq të gjente Laurën por ajo ishte e bllokuar nën sedilje dhe nuk kishte mundur ta nxirrte.

Nëna e traumatizuar thotë se u përpoq, por zjarri ishte përhapur shumë shpejt, dhe gjithçka kishte marrë fund para syve të saj.

Edhe djali 30 vjeçar i çiftit, Balazs, është mes viktimave.

György dhe Erika u trajtuan në një spital në Verona dhe më pas, me një avion shtetëror, u kthyen në Budapest.