Këto vajza binjake kanë ngjyrë të ndryshme të lëkurës dhe të syve

Kuriozitete January 24, 2017 - 23:12

Këto vajzat të lezetshme janë Kalani dhe Jarani Dean. Pavarësisht se ato nuk përngjajnë, (Kalani ka lëkurë të bardh dhe sy blu, dhe Jarani ka lëkurë të zezë dhe sy kafe),  ata në të vërtetë janë binjake.

Prindërit e vajzave janë Whitney Meyer dhe Tomas Dean, nga Quincy, Illinois.

Meyer ka postuar fotografitë e veçanta të vajzave, të cilat kanë lindur prillin e kaluar, shkruan BBC, transmeton “Zeri.info”.

Çifti natyrisht që nuk mund të besojnë fatin e tyre.

"Në fillim kur kanë lindur, doja ta besoja, por kjo është aq e rrallë, sa që unë nuk mendoja se kjo do të ndodhë me binjakët e mi!" ka thënë Meyer për CNN. "Por pa dyshim se ata janë binjakë biracial!"

Nëna e binjakeve është e bardhë dhe babai me lëkur të zezë, kjo edhe e shpjegon një pjesë të këtij fenomeni. /Zeri/.