Pse martohen njerëzit, edhe kur se duan njëri – tjetrin?
Për shumë njerëz, dita e martesës është diçka që kanë ëndërruar gjithmonë.
Por për disa martesa bëhet për arsye të ndryshme, e në to nuk përfshihet dashuria, transmeton Klan Kosova.
Dhjetëra persona të cilët janë duke u martuar kanë treguar arsyet e tyre në një websajt të quajtur Whispoer. Ata janë shprehur se arsyeja e martesës së tyre nuk ka të bëjë fare me dashurinë.
Disa gra janë shprehur se po martohen në mënyrë që të mund t’i rrisin fëmijët bashkë, të tjerët që ta bëjnë familjen e lumtur.
Kishte edhe përgjigje të tilla që po martohen pasi i fejuari ose e fejuara ka para, kurse një grua është përgjigjur se po martohet pasi “burri që dashuronte është martuar me dikë tjetër”.
Më poshtë mund t’i lexoni disa prej arsyeve më të çuditshme se pse disa njerëz vendosin të martohen me një njeri që nuk e dashurojnë.
“Po martohem me të vetëm për parat që ka. Nuk më intereson nëse më quani egoiste. Kur të martohem me të do të kem gjithmonë shtëpi”.
“Jam duke u martuar pasi më nuk dua që të dal në takime dhe nuk më pëlqen të jem i vetmuar”.
“U them njerëzve që jam e lumtur që po martohem a përbrenda jam duke u shkatërruar. Unë jam duke u martuar vetëm që ta kënaq familjen time”.
“Jam duke u martuar me të që të bëjë seks pa kondom”.
“Nuk e dua më të fejuarin tim. Jam duke u martuar me të vetëm se përtoj t’u tregoj njerëve arsyen pse është anuluar dasma”.
“Po martohem me të dashurën pasi këtë gjë e pret familja ime”.
“Jam duke u martuar me të fejuarin tim pasi do jem më e sigurt financiarisht. Pa të nuk do mund ta paguaja ratën e veturës. Oh, po, do isha edhe e pastrehë”.
“Arsyeja e vetme pse po martohem është për shkak të dasmës”.