Gati për foto?! Kryeministrja angleze ‘zgjon’ nga gjumi Trump

Kuriozitete July 08, 2017 - 22:18

Presidenti i Amerikës, Donald Trump arriti të merrte vëmendjen e të gjithëve edhe në takimin e samitit G20.

U bë protagonist pasi liderët u kthyen për të bërë fotografinë e ditës, ndërsa ai nuk e vuri re lëvizjen që bënë të gjithë në një kohë.

Kryeministrja angleze Thereza May e ‘zgjoi’ nga gjumi duke e prekur në shpatull për ti kërkuar që të bëhej pjesë e të gjithëve.

Ajo ishte ulur ngjitur me presidentin, prandaj ishte e para që e lajmëroi se ishte momenti kur duhet të bëhej fotografia.