Do të habiteni se çka i frikësoi Isa Mustafën e Haki Rugovën përderisa jepnin deklarata (Foto)

Kuriozitete July 29, 2017 - 20:33

Kryetari i Istogut Haki Rugova dhe shefi i partisë së tij Isa Mustafa janë penguar gjatë deklaratave të tyre në bjeshkët e Istogut ku po mbahej aktiviteti tradicional i qethjes së deleve.

Derisa Rugova dhe Mustafa ishin të koncentruar para gazetarëve për të dhënë deklarata në lidhje me këtë aktivitet, por edhe për situatën politike në vend, një dele iu hyri atyre ndërmjet.

Rugova dhe Mustafa për pak u frikësuan por ku e panë që është njëra nga delet që ishte qethur filluan të qeshin me të madhe.

Veprimi i kësaj deleje shkaktoi të qeshura edhe tek të pranishmit tjerë.

Image