Ngordh panda më e vjetër në botë

Kuriozitete September 16, 2017 - 22:04

Panda më e vjetër në botë, e cila ka qenë e robëruar, ka ngordhur, në krahinën e Fuzhou në juglindje të Kinës.

Me 27 vjet jetë, panda e quajtur Basi ka tejkaluar jetëgjatësinë e të gjitha të tjerave, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Pandat gjigante llogariten si simbole në Kinë dhe janë tepër të mbrojtura. Ato nuk janë më të rrezikuara, pas dekadave të punës konservative.

Basi ka jetuar në objektin e Pandave që prej moshës 4- pesë vjeç.

“Me zemër të rënduar, ju njoftojmë se sot ka ngordhur panda gjigante, Basi në orën 08:50 në moshën 36 vjeçare” është lajmërimi zyrtar i  Straits Giant Panda.

“Ajo ishte një engjëll i miqësisë si në shtëpi si jashtë saj”, shkruan më tej aty.