E mbijetuara nga kanceri shpenzoi mijëra funte për t’u dukur si Melania Trump

Kuriozitete October 01, 2017 - 20:14

Një e mbijetuar nga kanceri, të cilës iu tha se dukej e vjetër për moshën e saj, ka shpenzuar më shumë se 37 mijë funte në operacione për t’u dukur si Melania Trump.

Claudia Sierra, 42-vjeçare, ishte ngacmuar për pamjen e saj si fëmijë, por tani ajo beson se është “rilindur” pas operacioneve të kryera, transmeton Klan Kosova.

Ajo vuajti nga vetëbesimi gjithë jetën e saj nga ngacmimet për madhësi të hundës, flokët e saj dhe ngjyrën e erët.

Nëna e dy fëmijëve, kishte probleme me besimin për shkak të vuajtjes, dhe këtë vit dikush i tha asaj se dukej shumë më e vjetër në moshë, menjëherë pasi e mundi betejën me kancerin e gjirit.

Ajo kërkoi ndihmë nga mjeku Franklin Rose, nga kirurgjia plastike e Utopisë, ku kreu një operacion, duke përfshirë rritjen e gjinjve.

Transformimi i saj u frymëzua nga pamja e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, për të cilën ajo beson se është një “grua e fortë dhe magjepsëse”.

Pas transformimit të saj, Claudia nga Teksas, beson se tashmë është liruar nga dhimja e shkaktuar vite më parë.

Claudia tha: “Ndihem sikur Zonja e Parë dhe jam shumë e njëjtë, megjithatë ajo mbetet një grua e fuqishme dhe e fortë, e kjo është ajo që njerëzit dua të shohin në mua”.

“Unë jam shumë e lumtur me pamjen e re, kur shikohem në pasqyrë nuk mund të besoj që jam unë”.

Image

Image

Image

Image

Image