Stolitë tuaja të argjendta sërish do të shkëlqejnë me këtë super truk (Video)

Lifestyle September 20, 2016 - 23:38

Folia e aluminit, e valuar në ujë dhe soda e bukës do të mjaftojnë që të pastroni stolitë tuaja të argjendta.

Nuk ka nevojë asgjë të fërkoni as të pastroni me brushë, – rezultati do të arrihet për një minutë, transmeton Telegrafi.

Vetëm tre përbërës ju nevojiten t’ua ktheni shkëlqimin e vjetër stolive tuaja – qoftë kur është fjala për stolitë apo enët e argjendta.

LEXO EDHE: 25 mënyra kreative se si mund ta lidhni shallin (VIDEO)

Qitni ujë në tenxhere, lëreni të vlojë dhe shtoni folien e ndrydhur të aluminit. Pastaj qitni sodën e bukës.

Me pe lidhni ato gjëra që dëshironi t’i pastroni dhe fusni në ujë vetëm shkurt, përafërsisht një minutë.

Kur t’i nxirrni do të jenë plotësisht të pastra dhe do të shkëlqejnë.

Shikoni videon dhe udhëzimet: