Dieta me kos, humbni katër kilogramë në javë

Lifestyle November 03, 2016 - 20:20

Në këtë artikull do t’ju paraqesim një dietë që ka për bazë kosin dhe ju ndihmon të bini në peshë 4 kilogramë.

Dieta duhet të mbahet në mënyrë rigoroze dhe të mos konsumoni produkte të tjera gjatë ditës, përveç atyre që janë të parashikuara në dietë.

Dita 1,2,3

Kos, perime të ziera ose patate të ziera. Këto ushqime mund t’i konsumoni gjatë gjithë ditës.

Dita 4,5,6

Kos, pulë të pjekur dhe sallatë jeshile.

Dita e 7-të

Kos dhe fruta, por jo banane dhe rrush.

KUJDES!

Së pari, ju duhet të konsultoheni me një mjek ose dietolog përpara se të nisni dietën sepse trupa të ndryshëm reagojnë në mënyra të ndryshme.

Së dyti, kujdesuni për dietën ushqimore edhe pas dietës sepse mund t’i rimerrni kilet e humbura madje edhe 2-fish.

Burimi: Healthy Natural World