Si të zvogëloni dëmin nga qëndrimi i gjatë në karrige?
Me dëshirën për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga disa orë të qëndrimit ulur në punë dhe në shtëpi, shumë njerëz praktikojnë ushtrimet dhe kjo është shumë e dëshirueshme dhe e dobishme, por është edhe një mënyrë shumë më e mirë dhe më e lehtë, me të cilën mund të zvogëloni efektet negative të qëndrimit ulur një kohë të gjatë – thjeshtë ngrituni në këmbë.
Shkencëtarët nga Kolegji Mbretëror në Londër analizuan 38 strategjitë e projektuara për të minimizuar kohën që e kalojmë ulur dhe arritën në përfundimin se ngritja e rregullt nga karriga është mënyra më e mirë. Pra zgjidhja është për të reduktuar kohën e kaluar ulur në vend të rritjes së aktivitetit fizik.
Prandaj, çdo moment që është e mundur në punë apo shtëpi përdoreni për t’ungritur nga karriga, qoftë edhe vetëm për disa sekonda.