A e dini që shkuma ju dëmton flokët?

Lifestyle September 17, 2017 - 23:51

Këshillohet që të përdoret shampon pa sulfate

Padyshim që flokët janë pjesë e bukurisë së shumë femrave, andaj ndonjë dëmtim eventual i tyre ato  mund t’i shqetësojë shumë.

Në këtë kuadër bën pjesë edhe përdorimi i tepruar i shampos, i cili mund t’i dëmtojë flokët.

Sipas specialistëve flokët sa më shumë t’i lani aq më keq do të duken dhe se sipas tyre flokët duhet të lahen me shampo vetëm atëherë kur prodhimi i yndyrës është tejet i lartë.

Ekspertët thonë se shampo heq qelizat e tepërta të lëkurës dhe vajin nga koka.

Ata këshillojnë shampo pa sulfate e nëse nuk shkumëzojnë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar./21Media