Hemofilia, si mund ta mbajmë nën kontroll

Hemofilia, si mund ta mbajmë nën kontroll

Shëndetësi September 27, 2025 - 23:39

Hemofilia është çregullim i lindur i koagulimit të gjakut, i mpikjes së tij.

Çfarë është hemofilia?

Pra personat që vuajnë këtë sëmundje nuk kanë një mpiksje të mirë të gjakut dhe kjo bën që ata të kenë hemorragji dhe gjakrrjedhje sa herë që pësojnë ndonjë aksident, heqin dhëmballë etj.

Sa tipe të hemofilisë kemi?

Janë dy lloje të hemofilisë. Është mungesa e faktorit 8, hemofilia A, ose ajo që quhet hemofilia klasike por kemi edhe mungesën e faktorit 9 ose hemofilia B. Gjithashtu është edhe hemofilia C, ose mungesa e faktorit 11, por kjo nuk është shumë e përhapur. Format e sëmundjes janë : e lehtë, e mesme dhe e rëndë, ose formë e shprehur.

Cilat janë shënjat e tyre?

Format e shprehura shkaktojnë hemorragji qoftë edhe nga një stres apo thjesht një shëtitje. Forma e mesme ka pothuajse të njëjtat shenja por ka nevojë për më pak mjekim. Format e lehta shfaqen vetëm në raste të veçanta, për shembull kur heq një dhëmballë apo kur kryen një ndërhyrje kirurgjikale.

Si trashëgohet kjo sëmundje?

Kjo është një sëmundje që trashëgohet nga nënat dhe është një sëmundje që të shoqëron gjatë githë jetës. Femrat janë bartëse të kësaj sëmundjeje ndërsa meshkujt janë ata që e vuajnë. Vetë personat hemofilikë lindin djem të shëndetshëm ndërsa vajzat kanë mundësi të jenë bartëse të kësaj sëmundje.