Pas shumë kohësh, shfaqen bashkë Adelina dhe Zanfina

Showbiz August 18, 2016 - 21:52

Dy motrat, Adelina dhe Zanfina Ismaili ka kohë që nuk shihen shpesh publikisht.

Jeta në distancë, një pasivitet në rrjete sociale ka bërë që nga dyshja të mungojnë fotot e përbashkëta, të shumë kërkuara prej fansave.

E akulli mes motrave është thyer sonte, me një postim nga Zanfina ku shfaqet me Adelinën.

‘Mentorja ime. Motra e madhe’ – ishte përshkrimi në postim ku dyshja shkëlqejnë përkrah njëra-tjetrës.

Kujtojmë se mbrëmë projekti ‘M’, tashmë hit, ishte shkaku që Adelina pas shumë kohësh të lajmërohej në rrjete sociale, duke u shfaqur krenare me Zanin dhe projektin e konkretizuar. /prive/

Image