Festivali ‘The Summit’ vazhdon edhe sonte e nesër – mund merrni pjesë me të njëjtën biletë

Showbiz August 20, 2016 - 20:25

Nata e dytë e “The Summit”, vazhdon sonte me Philip Bader, Konstatin Sibold, MirëLinda, Drenique e Jimmy Haze.

Të gjithë ata që kane paguar mbrëmë për biletë, sonte do të kenë mundësi të hyni brenda me po të njëjtën biletë ose byzylyk dore.

Ndërsa, ata që nuk kanë ende biletë, do ta keni mundësinë ta blejnë atë tek hyrja!

Sonte (e shtunë) me fillim prej orës 21:00, ju presim në Gërmi.

“The Summit”, nuk ndalet të shtunën, por vazhdon edhe të dielën.

Te dielën prej orës 12:00 deri në 19:00 do të keni mundësinë të dëgjoni artistët që nuk patën mundësi të luajnë natën e parë, si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm.

Ta kaloni një të diele, ashtu siç premtuam – shumë serotonin e tinguj të bukur të techno-së!

Hyrja do t’iu mundësohet të gjithë atyre që kanë një biletë apo byzylyk dore.

Përndryshe, do te keni mundësi ta blini biletën te hyrja!

Ju ftojmë të bëheni pjesë e festivalit!