Kur Elvana Gjata konkurronte në “Ethet e së premtes”... 15 vjeç (video)

Showbiz August 27, 2016 - 23:38

Ndoshta jo të gjithë e kujtojnë këngëtaren Elvana Gjata, në edicionin e parë të spektaklit të talenteve të reja. Ishin “Ethet e së premtes mbrëma” ato që filluan të krijonin ethet e para tek shumë artistë të rinj, që në atë kohë synonin skenat e muzikës.

Rasti i Elvanës është ai i suksesit, edhe pse nuk arriti të klasifikohej në 10 më të mirët e mbrëmjeve finale. 

Megjithatë, sido që nisi ajo rrugë, sot sërish Elvana e kujton me nostalgji. Në këtë video që sapo ka postuar në profilin e saj në Instagram, Elvana tregon se atëherë ka qenë vetëm 15-vjeçare... por e qartë për atë që donte të arrinte...

 

15. #ethetesepremtesmbrema

A video posted by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on