Sia, Rihanna dhe pas tyre… Era Istrefi, ja si e përshkruan artisten shqiptare MTV (Video)

Showbiz September 07, 2016 - 19:59

Pas suksesit që i dha hiti “Bonbon”, Era Istrefi i ka kaluar të gjitha parashikimet.

Këngëtarja shqiptare, që vijon të na ҫudisë ҫdo ditë e më tepër, pas shumë intervistave televizive e radiofonike, së fundi është bërë pjesë e një inserti të kanalit muzikor MTV, i cili e ka identifikuar zërin dhe stilin e Erës me Rihanna-n dhe Sia-n. Ky krahasim nuk ndodh për herë të parë për artisten shqiptare, megjithatë ndër më të vlerësuarit, kur bëhet fjalë për MTV.

Siҫ ka theksuar edhe më herët në intervista të ndryshme, dy këngëtaret që e influencojnë në muzikë mbeten Beyonce dhe Rihanna. Me këtë të fundit, natyrisht, vetë Erës i pëlqen shumë ta krahasojnë: “Kur pashë për herë të parë vlerësimin se isha vajza e Rihanna-s dhe Sia-s, thashë… “ok, po e pranoj. Sigurisht ishte kompliment, kush nuk do të donte të krahasohej me Rihanna-n?” – thotë ajo.

Ndër të tjera, Era thotë se në Shqipëri ka shumë fansa gjithandej: “Nuk mund të shkoj as të blej diҫka për të ngrënë, sepse të gjithë duan të bëjnë foto me mua…” – shton artistja e re.

Në videon e shpërndarë nga MTV edhe në rrjetet sociale, komentet e fansave janë nga më të ndryshmet, një pjesë e mirë e të cilëve e kanë dëgjuar Erën, e ndjekin atë dhe e pëlqejnë muzikën dhe zërin e saj.