Era Istrefi shumë e respektuar, po e bëjnë gjyqtare ?

Showbiz September 11, 2016 - 20:35

Nën udhëheqjen e Ledion Liços edhe këtë vit do të mbahet spektakli madhështor 'The voice of Albania' në Top Channel, aty ku si zakonisht nxirren talentë të rinj.

Një informacion jo zyrtar i shpërndarë nga Olti Curri i marrë vesh nga disa persona të afërt me Erën, thonë se ajo mund të jetë pjesë e jurisë së ‘The voice of Albania 6’, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, teksa jemi duke pritur për një projekt të radhës ndërkombëtarë, Era Istrefi do ta tregoi talentin e saj edhe në një perspektivë tjetër, tash duke e shtypur butonin e kuq.

LEXO EDHE: Beyonce surprizon lideren e grupit gjatë performancës live (Video)

Meqenëse asgjë nuk është zyrtare, presim reagimin e këngëtares, apo ndoshta kjo mbetet një befasi për fansat të cilën nuk do ta zbuloi deri në momentin e fundit.