Teutës i bëjnë befasi të madhe (Foto)

Showbiz September 11, 2016 - 20:51

Pak javë para lindjes së vajzës së saj të dytë nga martesa me Adonis Morinën, aktorja Teuta Krasniqi është befasuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kësaj rradhe jo nga bashkëshorti por nga motra, e cila i ka organizuar një festë surprizë të llojit ‘Baby shower’, siç njihet në gjuhën angleze.

Në një event madhështor të dekoruar nga Grand Decor, motra e Teutës, Bubulina, ka mbledhur mikeshat dhe familjaret e tyre për t’i paraprirë përmes një feste ardhjes në jetë të princeshës së dytë.

LEXO EDHE: Era Istrefi shumë e respektuar, po e bëjnë gjyqtare ?

Lajmi është bërë i ditur nga aktorja Teuta Krasniqi përmes një postimi në Instagram ku ka falenderuar në varg të gjithë emrat e përfshirë në organizimin dhe pjesëmarrje. /Prive.al/

Image